Izraeli heq kufizimet emergjente për tubimet civile
2024-04-16 14:56:52

Komanda e Frontit të Brendshëm të Izraelit ka hequr kufizimet ndaj civilëve të vendosura përpara sulmit të paprecedentë iranian, shkruan “ATSH”.

Urdhri, i lëshuar ndërsa Izraeli përgatitej për sulmin ajror të së shtunës mbrëma, ndaloi aktivitetet edukative dhe vendosi kufizime në vendet e punës dhe tubime të tjera publike.

Përjashtimet vazhdojnë të zbatohen për zonat me rrezik të lartë, siç janë komunitetet në kufi me Rripin e Gazës dhe Libanin.

Qytetarëve u kërkohet gjithashtu të sigurojnë që ata të mund të kërkojnë shpejt strehim në rast emergjence. (Fatosi)