Ambasadori i Iranit në OKB: Izraeli e di cila do të jetë hakmarrja jonë e dytë
2024-04-16 14:19:13

Sulmi ne Izrael (Foto Panorama)

Sulmi ne Izrael (Foto Panorama)

Ambasadori i Iranit në OKB deklaroi gjatë një interviste televizive, pas takimit urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, se Izraeli e di cila do të jetë hakmarrja e dytë. Ai theksoi se ata e kuptojnë se e ardhmja do të jetë më vendimtare, shkruan “Panorama”.

Irani lëshoi më shumë se 300 dronë dhe raketa në Izrael në përgjigje të sulmit në një konsullatë iraniane në Siri, për të cilën është fajësuar gjerësisht Izraeli.

Kabineti i luftës i Izraelit u takua të dielën për të diskutuar një hakmarrje të mundshme kundër Iranit. Mediet lokale cituan një zyrtar të paidentifikuar të fliste një përgjigje të rëndësishme. (Fatosi)