Bloomberg: Evropa duhet të shmangë proteksionizmin e pastër të SHBA-së
2024-04-16 11:17:02

CFP

CFP

Europa dhe Gjermania mund të shfaqin një "rrugë më të mirë" duke e trajtuar çdo sfidë si një mundësi dhe duke ofruar një qasje më të dobishme sesa proteksionizmi i zhveshur, i promovuar nga Shtetet e Bashkuara, sipas një artikulli të Bloomberg të hënën. 

Vizita e fundit e kancelarit gjerman Olaf Scholz në Kinë, vjen disa ditë pas një udhëtimi të Sekretares së Thesarit të SHBA-së, Janet Yellen, e cila paralajmëroi se automjetet elektrike të prodhuara në Kinë dhe teknologjitë e pastra, po shkaktonin "përhapje negative" në mbarë botën.

Megjithatë, raporti tregoi se automobilat mbeten eksporti më i madh i Gjermanisë. Gjithashtu dhe një zonë ku Bashkimi Evropian gëzon ende një tepricë me Kinën. Prodhuesit kryesorë evropianë si Volkswagen, BMW dhe Mercedes-Benz Group, shesin rreth një të tretën e makinave të tyre në Kinë, sipas raportimit. 

"Tregtia e lirë duhet të jetë Ylli ynë i Veriut, parimi ynë udhëzues," tha Bloomberg duke cituar Kryetarin e BMW, Oliver Zipse.

CFP

CFP

Industria evropiane e automobilave "nuk dëmtohet masivisht nga importi i automobilave kinezë, as nuk është në interesin e BE-së të vendosë dogana të mëtejshme për këto produkte," tha Zipse, duke theksuar se eksporti i automjeteve kineze, jo vetëm që nuk paraqet dëm për Evropën dhe botën, por përputhet me parimet e tyre. 

"Kapitalistët nuk duhet të tërhiqen në guackat e tyre në shenjën e parë të konkurrencës," lexohet në shkrim "Në vend të kësaj, ata duhet të trajtojnë çdo rrezik si një mundësi për të rritur lojën e tyre." 

“Është ironike që SHBA, e cila shpiku pak a shumë frymën e konkurrencës së egër, tani është kombi që po tërhiqet prej saj me shpejtësinë më të madhe,” tha ai.