Ministri Mete premton rritje page për sektorët e shëndetësisë, mbrojtjes dhe rendit
2024-04-16 14:47:21

Shendetesia (Foto Oranews)

Shendetesia (Foto Oranews)

Ministri i Financave, Ervin Mete, deklaroi se qeveria shqiptare do të vijojë edhe gjatë këtij viti politikën e rritjes së pagave, për të arritur nivelin e pagës mesatare prej 900 eurosh, shkruan “ATSH”.

Sipas tij, fakti që qeveria vendos të këtë rritje domethënëse të pagave tregon momentin e mirë që po kalon ekonomia shqiptare.

Ministri Mete vuri në dukje se synimi është që Shqipëria të ketë një nga pagat më konkurruese në rajon.

“Kemi synim që paga mesatare prej 900 euro të jetë një stacion dhe jo një destinacion final”,- deklaroi ministri Mete, duke theksuar se nuk do të ketë rritje page për ministrat, deputetët dhe funksionarët e lartë. (Fatosi)