Sulm me thikë në një kishë në Sidnej, plagoset prifti dhe disa persona
2024-04-16 18:33:02

Sidnej është tronditur sërish. Disa persona janë plagosur me thikë gjatë një shërbese në një kishë, ku mes të dëmtuarve është dhe prifti, shkruan “Panorama”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Prifti po drejtonte meshën në kishën “The Good Shepherd” në Wakeley, kur një burrë iu afrua në altar dhe e goditi disa herë me thikë.

Policia ndaloli një person, i cili po ndihmon me hetimet.

Të plagosurit u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ngjarja vjen pasi gjashtë persona u vranë gjatë një sulmi me thikë në një qendër tregtare në Sidnej të shtunën. Sulmuesi u qëllua për vdekje nga një oficere, e cila u përball e vetme me të. (Fatosi)