Donald Trump në gjyqin e parë penal ndaj një ish Presidenti
2024-04-16 11:11:07

CFP

CFP

Të hënën filloi gjyqi historik penal ndaj ish-Presidentit Donald Trump, nën akuzat për falsifikim e të dhënave të biznesit me qëllimin për të fshehur pagesat. Gjyqi filloi me procesin e vështirë të përzgjedhjes së jurisë. Të hënën nuk zgjodh asnjë anëtar dhe përzgjedhja pritet të rifillojë të martën.

Zoti Trump është ish-Presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale dhe nëse dënohet, rrezikon të vuajë dënim me burg.

Gjyqi zhvillohet në një kohë që Donald Trump garon për të rimarrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

Ish Presidenti është i detyruar të jetë i pranishëm gjatë seancave gjyqësore, përveç në rastet kur kërkon përjashtim, çka do të thotë se do të jetë në rolin e të pandehurit ndërsa në të njëjtën kohë bën fushatë për zgjedhjet presidenciale.