Hamasi paraqet një kundërpropozim për lirimin e pengjeve
2024-04-16 14:32:43

Gaza (Foto Rtsh)

Gaza (Foto Rtsh)

Si pjesë e negociatave jo të drejtpërdrejta në luftën e Gazës, organizata islamike palestineze Hamas u ka paraqitur ndërmjetësuesve një kundërpropozim për lirimin e pengjeve.

“Kjo do të përfshinte vetëm lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite dhe një tërheqje graduale të trupave izraelite nga Rripi i Gazës pas një armëpushimi 42-ditor”, raportoi ”Haaretz” duke cituar burime palestineze dhe arabe, shkruan “ATSH”.

Hamasi kishte mohuar më parë një propozim kompromisi të SHBA-së për lirimin e 40 pengjeve në këmbim të 900 të burgosurve palestinezë gjatë një armëpushimi gjashtëjavor.

Sipas “Haaretz”, kundërpropozimi i Hamasit kërkon që ushtria izraelite të ndërpresë luftimet në një fazë fillestare gjashtë-javore dhe të tërhiqet nga qendrat urbane.

Në të njëjtën kohë, palestinezët e zhvendosur do të lejohen të kthehen në Rripin verior të Gazës.

Gjatë kësaj periudhe Hamasi do të kërkojë të gjithë pengjet në zonën e pushtuar dhe do të zbulojë se në çfarë kushtesh ndodhen.

Në një fazë të dytë, ushtria izraelite duhet të tërhiqet në territorin izraelit.

Vetëm atëherë do të fillonte shkëmbimi i pengjeve izraelite për të burgosurit palestinezë. (Fatosi)