Kryebashkiaku Veliaj: Synojmë të mbjellim 100 mijë pemë këtë sezon në Tiranë
2024-04-15 16:32:31

Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj (Foto Rtsh)

Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj (Foto Rtsh)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se prilli është muaji i fundit kur mund të mbillen pemë dhe ftoi qytetarët e kryeqytetit shqiptar që të bëhen pjesë e kësaj fushate, shkruan “RTSH”.

“Jam shumë mirënjohës që kompanitë serioze të Tiranës i janë bashkuar fushatës së mbjelljes së pemëve”,- tha Veliaj, duke theksuar se vetëm javën e fundit janë mbjellë mbi 6 mijë pemë.

Veliaj premtoi për të kapur objektivin prej 100 mijë pemësh të mbjella këtë sezon në Tiranë.

Fushatës së mbjelljes së pemëve në Tiranë i janë bashkuar biznese dhe institucione të ndryshme.  (Fatosi)