G7 dënon Iranin për sulmin ndaj Izraelit, paralajmëron mbi rrezikun e përshkallëzimit
2024-04-15 15:38:55

CFP

CFP

Udhëheqësit e vendeve të G7-ës dënuan sulmin e Iranit ndaj Izraelit dhe thanë të dielën se do të punojnë për të frenuar një "përshkallëzim rajonal të pakontrolluar" të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Udhëheqësit e G7-ës, të cilët mbajtën një takim virtual, që zgjati pak më pak se një orë, i bënë thirrje Iranit të tregohet i përmbajtur.