Franca dënon sulmin iranian kundër Izraelit
2024-04-15 15:30:42

Sulmi ne Izrael (Foto Atsh) (2)

Sulmi ne Izrael (Foto Atsh) (2)

Franca dënon sulmin e kryer kundër Izraelit nga Irani, i cili kapërcen një prag të ri në veprimet e tij destabilizuese, deklaroi ministri i Jashtëm francez, Stephane Sejourne, në një postim në “X”, shkruan “ATSH”.

Ai theksoi se duke bërë një veprim të tillë të paprecedentë, Irani po ndërmerr një hap të ri në veprimet e tij destabilizuese dhe po merr rrezikun e një përshkallëzimi ushtarak.

Kryediplomati Sejourne tha se Franca rikonfirmon lidhjen e saj me sigurinë e Izraelit dhe e siguron atë për solidaritetin e saj. (Fatosi)