Presidentja e KE-së dënon sulmin iranian dhe bën thirrje për maturi mes palëve
2024-04-15 15:16:25

Von der Leyen (Foto Atsh)

Von der Leyen (Foto Atsh)

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit duke u bërë thirrje të gjitha palëve të tregojnë maturi, njofton “ATSH”.

“Dënoj fuqishëm sulmin flagrant dhe të pajustifikueshëm të Iranit ndaj Izraelit. I bëj thirrje Iranit dhe përfaqësuesve të tij që t’i ndërpresin menjëherë këto sulme. Të gjithë aktorët tani duhet të vetëpërmbahen nga përshkallëzimi i mëtejshëm dhe të punojnë për të rivendosur stabilitetin në rajon”,- shtoi von der Leyen në “X”.

Sipas ushtrisë izraelite, më shumë se 300 dronë dhe raketa u qëlluan në sulmin në shkallë të gjerë dhe se shumica prej tyre u kapën ndërsa ishin ende jashtë kufijve të Izraelit.

Vetëm një numër i vogël raketash goditën territorin izraelit dhe nuk pati viktima apo dëme të mëdha. (Fatosi)