Kreu i KQZ-së diskuton me ODIHR-in për auditimin e teknologjive në zgjedhje
2024-04-15 15:04:50

KS OKB (Foto Oranews)

KS OKB (Foto Oranews)

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, dhe delegacioni i KQZ-së, u takuan me një ekip përfaqësuesish nga selia qendrore e ODIHR-it.

Takimi kishte për qëllim angazhimin e Shqipërisë mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR për auditimin e teknologjive që përdoren në procesin zgjedhor, shkruan “ATSH”.

Celibashi bëri të ditur se në takim u vendosën piketat e një bashkëpunimi të ngushtë teknik me atë çka duhet të plotësojë KQZ-ja për të pasur transparencë edhe më të madhe të disa aspekteve të teknologjive zgjedhore.

Gjithashtu Celibashi theksoi se me rëndësi mbetet qëndrimi në kontakt të ngushtë edhe me ekspertët e ODIHR-it, të cilët u njohën nga afër me sistemet e përdorura në zgjedhjet shqiptare. (Irma)