Vijojnë punimet për rivitalizimin e Parkut Kombëtar të Drilonit
2024-04-15 16:31:32

Driloni (Foto Pogradec.al)

Driloni (Foto Pogradec.al)

Autoritetet lokale në Pogradec njoftuan se vijojnë punimet për të rivitalizuar Parkun Kombëtar të Drilonit, për ta kthyer atë në një prej pikave më të rëndësishme turistike të zonës, bën të ditur “RTSH”.

Sipas autoriteteve lokale, përfundimi i tyre do t'u japë mundësi të gjithë vizitorëve të shijojnë bukurinë e natyrës në Drilon edhe këtë verë.

Parku Kombëtar i Drilonit është një nga mrekullitë që natyra ka krijuar në shekuj. Ai ndodhet vetëm 5 km në lindje të Pogradecit, fare pranë fshatit turistik të Tushemishtit në Liqenin e Pogradecit. (Fatosi)