Iraku rihap hapësirën ajrore pas sulmit iranian ndaj Izraelit
2024-04-15 15:35:40

CFP

një raketë në Iraku/CFP

Iraku njoftoi të dielën në mëngjes se ka rihapur hapësirën ajrore të vendit pas mbylljes së saj një natë më parë për shkak të një sulmi masiv me dronë dhe raketa nga Irani fqinj kundër Izraelit.

“Autoriteti i Aviacionit Civil njoftoi se hapësira ajrore e Irakut ishte rihapur për të gjithë avionët që hyjnë, nisen dhe kalojnë”,- njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve e vendit “INA”, citon “ATSH”.

“Rihapja e hapësirës ajrore erdhi pas tejkalimit të të gjitha rreziqeve që ndikojnë në sigurinë e aviacionit civil në Irak”,- bëri të ditur autoriteti.

Si pasojë e sulmit iranian, u raportuan disa shpërthime në provincën veriore të Irakut, Erbil, ku ndodhet një konsullatë amerikane dhe një bazë ushtarake amerikane. Nuk janë raportuar dëme të mëdha apo viktima. (Fatosi)