Irani paralajmëron SHBA-në: Nëse hakmerreni, do të godasim bazat ushtarake amerikane në rajon
2024-04-15 12:46:00

Irani ka paralajmëruar SHBA-në se do të godasë bazat ushtarake amerikane në rajon nëse vendi ndërmerr një sulm hakmarrës për Izraelin, bën të ditur “RTSH”.

Këtë njoftim Irani ia ka dërguar SHBA-së përmes Zvicrës.

Foto:VCG

Foto:VCG

Pjesë e paralajmërimit ishte edhe Izraeli. Sipas Iranit, do të ketë sulme më të mëdha nëse vijohen të goditen objektet dhe qytetarët iranianë.

“Përgjigjja jonë do të jetë shumë më e madhe se aksioni ushtarak i fundjavës, nëse Izraeli hakmerret kundër Iranit”,- thuhet në deklaratë.

Irani paralajmëroi SHBA-në nëpërmjet Zvicrës se çdo mbështetje e hakmarrjes izraelite kundër Iranit do të synonte goditjen e bazave rajonale të SHBA-së, deklaroi shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, gjeneral major Mohammad Bagheri. (Fatosi)