Sulmi iranian në Izrael, kancelari gjerman: Të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm
2024-04-15 12:43:13

Foto:VCG

Foto:VCG

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka paralajmëruar për rrezikun e çdo përshkallëzimi të mëtejshëm pas sulmeve ajrore iraniane në Izrael.

“Gjërat nuk duhet të vazhdojnë në këtë mënyrë. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm”,- deklaroi Scholz, ndërsa zhvillon një vizitë në Kinë, shkruan “ATSH”.

Scholz dënoi ashpër sulmin iranian, duke e cilësuar absolutisht të pajustifikueshëm dhe një përshkallëzim serioz i situatës.

“Gjithçka që mund të bëjmë është të paralajmërojmë të gjithë, veçanërisht Iranin, që mos të vazhdojë kështu”,- tha kancelari gjerman.

Ai përsëriti solidaritetin e Gjermanisë me Izraelin, që sipas tij ka çdo të drejtë të mbrohet që nga sulmi terrorist i kryer nga Hamasi më 7 tetor të vitit të kaluar. (Irma)