Turistët shijojnë bukurinë e Liqenit të Shkodrës përmes lundrimit me varkë
2024-04-15 12:34:11

Varkat turistike tashmë u ofrojnë vizitorëve mundësinë të shikojnë bukurinë e Liqenit të Shkodrës.

Foto:VCG

Foto:VCG

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, publikoi pamje nga liqeni ku turistët kanë përjetuar ndjesinë e lundrimit me këto varka, shkruan “ATSH”.

Në një intervistë mediatike, kryebashkiaku Beci tha se ky hap synon rikthimin e lundrimit elitar në liqen.

Beci tha se falë mbështetjes së Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Qeverisë Shqiptare, pranë molit të Shirokës janë ankoruar dy varkat e para turistike me kapacitet 33 vende secila, që janë një mundësi për vizitorët të shijojnë magjinë e liqenit më të madh në Ballkan. (Irma)