Shefi i Pentagonit: Nuk duam konflikt, por mbështesim Izraelin
2024-04-15 12:44:29

Foto:VCG

Foto:VCG

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, dënoi sulmin në Izrael, duke i bërë thirrje Iranit që të ndalojë menjëherë çdo sulm të mëtejshëm, shkruan Panorama”.

Shefi i Pentagonit tha se SHBA-ja nuk kërkon konflikt me Iranin, duke theksuar se vendi nuk do të hezitojë të veprojë për të mbrojtur forcat amerikane dhe për të mbështetur mbrojtjen e Izraelit.

Austin u shpreh se forcat amerikane do të mbesin të vendosura për të mbrojtur trupat dhe partnerët amerikanë dhe të sigurojë mbështetje të mëtejshme për mbrojtjen e Izraelit dhe të rrisë stabilitetin rajonal. (Fatosi)