Fluks në rritje i kroçerave me turistë në Sarandë
2024-04-15 15:23:59

Krocere ne Sarande (Foto Sarandanews)

Krocere ne Sarande (Foto Sarandanews)

Porti i Sarandës ka pritur kroçera të përmasave të vogla me turistë nga vende të ndryshme të botës, shkruan “ATSH”.

Në 10-ditëshin e parë të prillit në portin e qytetit bregdetar shqiptar kanë mbërritur 5 kroçera me rreth 300 turistë nga vende të ndryshme, thanë burime të portit.

Turistët vizituan Parkun Arkeologjik të Butrintit, qytetin e Gjirokastrës dhe Syrin e Kaltër.

Për vitin 2024 porti i Sarandës deri tani është rezervuar nga 43 kroçera.  (Fatosi)