FMN: Aktiviteti ekonomik global është i dobët, prej produktivitetit të ulët
2024-04-14 11:58:00

FMN (Foto Atsh)

Aktiviteti ekonomik global është i dobët nga standardet historike dhe shkaku kryesor është ngadalësimi i produktivitetit, deklaroi drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, duke e përshkruar këtë si një realitet kthjellues, citon “ATSH”.

“Inflacioni nuk është mposhtur plotësisht. Rezervat fiskale janë varfëruar. Dhe borxhi po rritet, duke paraqitur një sfidë të madhe për financat publike në shumë vende”,- theksoi ajo.

FMN-ja e vlerësoi rritjen globale në pak më shumë se 3% dhe theksoi disa shqetësime, duke përfshirë tensionet gjeopolitike dhe pandemia e koronavirusit.

“Siç kemi mësuar vitet e fundit, ne operojmë në një botë ku duhet të presim të papriturën”, theksoi ajo.

FMN parashikoi rritje prej 3.1% për vitin e ardhshëm. (Irma)