Ministrja Ibrahimaj lançoi për konsultim Strategjia e Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative 2024-2030
2024-04-14 11:47:19

Ministrja Ibrahimaj (Foto Atsh)

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, lançoi për konsultim Strategjinë e Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative për vitet 2024-2030.

Ky dokument, i hartuar në bashkëpunim me Bankën Europiane per Rindërtim dhe Zhvillim, përfaqëson vizionin për të rritur potencialin e sipërmarrjes dhe inovacionit në Shqipëri, shkruan “ATSH”.

Strategjia simulon rritjen e ekosistemit të startup-eve dhe zhvillimin e të gjitha shtresave të ekosistemit, duke përfshirë nivelin mikro, të mesëm dhe atë makro, dhe gjeneron qarqe të virtytshme brenda ekosistemit dhe sektorëve me prioritet ekonomik në vend.

Ministrja Ibrahimaj deklaroi se kjo strategji hedh themelet për ndryshimin e krijimit të vlerave kombëtare të Shqipërisë, duke trajtuar tre shtylla: Ekosistemin Inovativ Sipërmarrës, Sektorët Strategjikë (S3) dhe Zhvillimin Gjithëpërfshirës.

Ky dokument parashikon një sërë masash dhe veprimesh për të adresuar sfidat dhe mundësitë e ekosistemit sipërmarrës në tërësi. Në qendër të kësaj strategjie është rritja dhe fuqizimi i rolit të sipërmarrësit, përmes nxitjes së inovacionit, zhvillimit të talenteve vendase, krijimit të ambienteve të përshtatshme për rritje dhe zhvillim, si dhe mbështetjes së financimit dhe politikave të përshtatshme për sipërmarrjen.

Drafti i strategjisë u prezantua nga Emri Dzanic, ekspert inovacioni, Niko Slavnic, autor i librave mbi financimet alternative, sipërmarrës dhe profesor nga Shkolla e Biznesit Bled, Slloveni, i cili prezantoi eksperiencat sllovene dhe rajonale në ngritje të ekosistemit.

Në panelin e diskutimit me temë “Iniciativat ekzistuese në mbështetjen e inovacionit në ekonominë shqiptare dhe drejtimin strategjik të ekosistemit për Shqipërinë 2030” morën pjesë Emuanel Salinas, drejtor i Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Rigela Gegprifti, drejtore e përgjithshme Devoll Hydropoëer, Gazmend Haxhia, sipërmarrës dhe investitor. (Irma)