Presidenti Putin: Rusia, e detyruar të sulmonte objektet energjetike të Ukrainës
2024-04-14 11:59:53

Sulm ne Ukraine (Foto Atsh)

Rusia ishte e detyruar të sulmonte objektet energjetike të Ukrainësm në përgjigje të sulmeve të Kievit zyrtar ndaj objektivave ruse, deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin, citon “Panorama”.

“Fatkeqësisht, ne vëzhguam një sërë sulmesh në zonat tona energjetike kohët e fundit dhe ishim të detyruar të përgjigjenim”,- cituan agjencitë ruse të lajmeve presidentin Putin.

Udhëheqësi rus theksoi, sipas medieve, se sulmet ishin pjesë e qëllimit të Rusisë për të çmilitarizuar Ukrainën, pasi sulmet prekën industrinë ushtarake të vendit.

Rusia, tha ai, ishte përmbajtur nga kryerja e sulmeve të tilla në dimër për arsye humanitare. (Irma)