Parisi orientohet drejt biçikletave për ambient më të pastër
2024-04-14 12:40:12

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Një studim i kryer nga Instituti Paris Région (IPR) bëri të ditur se në kryeqytetin francez biçikletat ia kanë kaluar makinave si mjet transporti në qendër.

Sipas IPR-së, parisienët përdorin më shumë biçikletën (11.2% e totalit të qytetarëve) për të ashtuquajturat udhëtime midis mureve të qytetit të vjetër, ndërsa makina ka rënë në 4%.

Në kryeqytetin francez ecja mbetet në vend të parë (53.5%), e ndjekur nga transporti publik.

Jashtë mureve të kryeqytetit, transporti publik bëhet mjeti i parë mes periferisë dhe qendrës (66% në unazën e parë, 77% në të dytën).

Përdorimi i makinës është thelbësor, veçanërisht, për udhëtimet midis dy unazave (49%).

Sipas studimit, përdorimi i makinës rritet me rritjen e distancës nga qendra e Parisit dhe zvogëlimin e përdorimit të transportit publik. (Irma)