Ksamili përgatitet për sezonin veror të turizmit
2024-04-14 12:30:27

Ksamili (Foto Atsh)

Zona turistike e Ksamilit është kthyer në një destinacion për pushuesit vendas dhe të huaj.  Në këtë drejtim, autoritetet qendrore dhe lokale vit pas viti po zbatojnë investime të konsiderueshme në vepra publike, për t’iu përgjigjur mbarëvajtjes së sezonit turistik me fluks të shtuar vizitorësh.

Bashkia Ksamil ndau në rrjete sociale pamje nga puna që po kryhet me mjete të rënda për shtrimin me asfalt të akseve rrugore, përcjell “ATSH”.

“Vijon puna për rehabilimin e infrasktrukturës rrugore në Ksamil”,- njoftoi bashkia.

Rehabilitimi i rrugës ekzistuese të Ksamilit, i cili vitin që shkoi tërhoqi një numër të madh turistësh të huaj, parashikon zgjerimin e rrugës me korsi edhe për biçikletat.

Investimet në infrastrukturë synojnë rritjen e vlerës së pronës, por edhe kohëzgjatjen e sezonit turistik. (Irma)