Një foto në mediet sociale alarmon Gjermaninë për sulme nga ISIS gjatë Euro 2024
2024-04-14 13:01:27

Euro 2024 (Foto Panorama)

Pas kërcënimit të 3 qyteteve pritëse të ndeshjeve të Champions League, ISIS ka vënë në shënjestër edhe Gjermaninë, që do të presë këtë verë Kampionatin Europian të Futbollit, shkruan “Panorama”.

Mediet gjermane shkruajnë se futbolli po kërcënohet sëriozisht nga Shteti Islamik i ISIS.

Një fotografi e postuar në rrjetet sociale, ngre edhe më shumë dyshimet për sulme terroriste gjatë Euro 2024, një event sportive që mbledh me miliona njerëz nga e gjithë bota.

Në postim shikohet një terrorist me armë në metro me titullin “Thirrja e fundit para daljes”.

Gjermania ka nisur menjëherë të marrë masa dhe të punojë intesivisht për të ndaluar çdo sulm të mundshëm, thuhet në mediet vendase. (Irma)