Turqia ka përgatitur një plan afatgjatë paqeje Ukrainë-Rusi
2024-04-14 12:28:42

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Turqia ka përgatitur një plan paqeje Ukrainë-Rusi, për të ngrirë luftën për më shumë se një dekadë.

“Plani, i cili u prezantua me mbështetjen e presidentit turk Recep Tajip Erdogan, tashmë është dorëzuar në të dyja vendet”, njoftoi gazeta “Novaya Europa”, përcjell “ATSH”.

Plani ndryshon ndjeshëm nga kërkesat e Ukrainës, që këmbëngul në tërheqjen e të gjitha trupave ruse nga territori i saj.

Rusia kohët e fundit ka bërë gjithashtu kërkesa të mëtejshme territoriale ndaj Ukrainës pas përmirësimit të situatës së saj në front.

Pikat më të rëndësishme të dokumentit janë: SHBA-ja dhe Rusia zotohen mos të përdorin armë bërthamore në asnjë rrethanë dhe të kthehen në traktatin e ri të çarmatimit bërthamor START; Konflikti në Ukrainë do të ngrijë në vijën aktuale të frontit; Në vitin 2040, Ukraina do të vendosë për kursin e saj të ardhshëm të politikës së jashtme në një referendum, por deri atëherë, ajo nuk do të anëtarësohet në NATO; Në të njëjtën kohë, referendumet do të mbahen gjithashtu nën kontrollin ndërkombëtar në territoret e pushtuara nga Rusia; Palët ndërluftuese do të shkëmbejnë të gjithë të burgosurit me njëra-tjetrën; Rusia nuk do të kundërshtojë pranimin e Ukrainës në BE; Një konferencë e madhe paqeje është planifikuar në Zvicër në qershor. (Irma)