SHBA kërkon ndaljen e Iranit nga përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme
2024-04-13 12:21:55

Blinken (Foto Rtsh)

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka biseduar me ministrat e Jashtëm të Turqisë, Kinës dhe Arabisë Saudite për t'u thënë se vendet duhet t'i kërkojnë Iranit që mos të përshkallëzojë konfliktin në Lindjen e Mesme, pas kërcënimeve të bëra nga Irani kundër Izraelit, shkruan “RTSH”.

“Përshkallëzimi nuk është në interesin e askujt dhe se vendet duhet t'i kërkojnë Iranit mos të përshkallëzojë konfliktin. SHBA-ja është angazhuar gjatë me aleatët dhe partnerët evropianë ditët e fundit”,- deklaroi zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mathew Miller.

“Kryediplomati amerikan foli me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, për të përsëritur mbështetjen e SHBA-së për Izraelin kundër këtyre kërcënimeve. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë që Izraeli të përmbushë angazhimet që kryeministri Netanjahu i bëri presidentit Biden javën e kaluar për të përmirësuar ofrimin e ndihmës humanitare në Gazë dhe për të vendosur masa të zgjeruara kundër konfliktit dhe koordinimit”,- tha Miller. (Irma)