Kryeministri shqiptar Edi Rama takim me Unionin e Sipërmarrësve të Francës për potencialet e bashkëpunimit
2024-04-13 12:37:22

Kryeministri Rama (Foto Atsh)

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Unionin e Sipërmarrësve të Francës, në kuadër të vizitës dyditore në Paris.

Ndërsa ndau në rrjetet sociale momente nga takimi, kryeministri shqiptar informoi se u diskutua mbi mundësitë dhe potencialin e bashkëpunimit afatgjatë, citon “ATSH”.

Në këtë takim ishin të pranishëm 35 përfaqësues të kompanive prestigjioze franceze, si dhe të ftuar të tjerë nga bota e biznesit.

Gjatë takimit u prezantuan disa nga fushat prioritare për investime në Shqipëri, me interes të ndërsjellë për të dy vendet.

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës zyrtare dyditore në Paris, me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron, zhvilloi një sërë takimesh të përqëndruara kryesisht në promovimin e potencialeve dhe klimës pozitive që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe në perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Pjesë e delegacionit qeveritar ishin ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, si dhe ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni. (Irma)