USAID: Uria ka pushtuar Gazën
2024-04-13 11:41:03

Shefja e Usaid (Foto Rtsh)

Administratorja e Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, (USAID), Samantha Power, deklaroi se Gaza është e pushtuar nga zia e bukës, shkruan “RTSH”.

Megjithëse zyrtarët amerikanë kanë dhënë alarmin për rrezikun e afërt të urisë në brezin e shkatërruar nga lufta, ajo është zyrtarja e parë që pajtohet me vlerësimin se zia e bukës tashmë po ndodh.

Duke folur në një seancë dëgjimore në Kongresin ameriakn, ajo u pyet në lidhje me një vlerësim nga Klasifikimi i Fazës së Sigurisë Ushqimore të Integruar (IPC) dhe tha se është e besueshme ose e mundshme që pjesë të Gazës, dhe veçanërisht Gaza veriore, tashmë po përjetojnë zi buke.

Ajo vuri në dukje se shkalla e kequshqyerjes në Gazën veriore përpara 7 tetorit ishte pothuajse zero. Dhe tani është një në tre fëmijë.

Një analizë e IPC-së në mars tregoi se 2.2 milionë njerëz në Gaza nuk kanë ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë, me gjysmën e popullsisë në prag të urisë dhe urisë që parashikohet të mbërrijë në veri deri në maj. (Irma)