Presidenti francez kërkon rritjen e prodhimit të armëve dhe municioneve
2024-04-13 12:38:43

Presidenti francez (Foto Atsh)

Presidenti Emmanuel Macron i bëri thirrje industrisë franceze të mbrojtjes të rrisë prodhimin e armëve.

“Ne duhet të përgatitemi vazhdimisht për një ndryshim gjeopolitik dhe gjeostrategjik në të cilin industria e mbrojtjes do të luajë një rol në rritje”,- tha Macron, ndërsa mori pjesë në ceremoninë e nisjes së ndërtimit të një fabrike të re municionesh në qytetin Bergerac, shkruan “ATSH”.

“Nevojitet një ekonomi lufte për të qenë në gjendje të furnizojë Ukrainën me armë. Kjo dinamikë ka nisur në Evropë dhe në mbarë botën. Kjo ekonomi lufte na shërben edhe neve”,- theksoi Macron.

Ai shtoi se Evropa nuk mund të heqë dorë nga Ukraina, pasi ka të bëjë edhe me sigurinë e saj.

“Ne evropianët duhet të bëjmë më shumë dhe duhet ta bëjmë më shpejt dhe nëse nuk arrin financimi i SHBA-së, evropianët duhet të mobilizohen dhe të gjejnë një zgjidhje të re financiare. Ne po punojmë për këtë krah për krah me Gjermaninë”,- deklaroi presidenti Macron. (Irma)