Ministri Gonxhja: Garanci për kredi për industrinë përpunuese
2024-04-12 12:56:30

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, deklaroi se Garancia Sovrane për industrinë fason do të mundësojë financim për investime dhe kapital qarkullues. Ai theksoi se paketa ofron garanci deri në 70% të marrjes së kredisë, shkruan “ATSH”.

Biznes fason (Foto ATSh)

Biznes fason (Foto ATSh)

“Kemi miratuar garancinë sovrane për sektorin e fasonerisë me një vlerë prej 4 miliardë lekësh. Kjo paketë ofron një mbulim me garanci deri në masën 70% të marrjes së kredive për industrinë përpunuese, si dhe mundëson financim për investime dhe kapital qarkullues, duke lejuar deri në 30% të financimit për blerjen e lëndës së parë”,- deklaroi ministri Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Ai theksoi se bizneset e sektorit të industrisë përpunuese do të kenë mundësi të aplikojnë për kredi me kushte lehtësuese.

Sipas ministrit, marrëveshja kufizon normën e interesit për kreditë dhe standardizon tarifat nga bankat, duke sjellë stabilitet dhe siguri për bizneset. (Irma)