Nis instalimi i 216 laboratorëve smart në shkolla
2024-04-12 11:20:03

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, deklaroi se Programi i Kodimit po ecën mirë në 100 laboratorët smart.

Ministrja Manastirliu (Foto Panorama)

Ministrja Manastirliu (Foto Panorama)

Ndërsa ndoqi nga afër një orë mësimi në laboratorin e ri të kodimit në shkollën “Hasan Prishtina”, në Tiranë, ministrja theksoi se programi po zgjerohet në 216 laboratorë të tjerë, shkruan “Panorama”.

Ministrja Manastirliu shprehu kënaqësi që ka një interes të jashtëzakonshëm nga fëmijët e klasave të para.

Në këtë shkollë, laboratori i kodimit është i pajisur me 16 laptopë dhe një tabelë interaktive për të mbështetur procesin mësimor.

Sipas ministres Manastirliu, në fazën e dytë të investimit të MAS-it përfshihet instalimi i 216 SmartLab-eve, ku fëmijët do të zhvillojnë aftësitë teknologjike. (Irma)