FBI e shqetësuar lidhur me mundësinë e një sulmi të koordinuar në SHBA pas masakrës në Rusi
2024-04-12 15:43:10

Foto nga VCG

Byroja Federale e Hetimeve është e shqetësuar lidhur me mundësinë e një sulmi të organizuar në Shtetet e Bashkuara, të ngjashëm me masakrën në sallën e koncerteve në Rusi muajin e kaluar, tha drejtori i FBI-së përpara një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve të enjten.

Masakra e 22 marsit në një sallë koncertesh në periferi të Moskës la të paktën 144 të vrarë, sulmi më vdekjeprurësi në Rusi në 20 vjet.  Por FBI-a ka shqetësime në rritje lidhur me një sulm të koordinuar pas masakrës në Rusi.

Shqetësim në rritje është potenciali për një sulm të koordinuar brenda vendit, i ngjashëm me sulmin e ISIS-K që ndodhi në Rusi disa javë më parë”, tha për ligjvënësit zoti Wray.