Izraeli njofton hapjen e kalimit të ri në Rripin e Gazës
2024-04-12 14:16:16

Foto nga VCG

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, njoftoi hapjen e një kalimi të ri në veri të Rripit të Gazës.

Gallant u tha gazetarëve në Tel Aviv se ky ishte një nga disa hapa që synonin të lehtësonin dërgimin e më shumë furnizimeve në territorin palestinez, nëpërmjet portit të Ashdod, dhe të lehtësohen kontrollet e sigurisë.

Qasja e re në veri pritet të ulë presionin mbi pikën kufitare ekzistuese Kerem Shalom në jug të Rripit të Gazës, shkruan “ATSH”.

Gallant tha se dorëzimi i ndihmave nëpërmjet Jordanisë gjithashtu duhet të rritet”, duke folur për dy rrugë dhe bashkëpunimin me Forcën Ajrore Jordaneze.

“Bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare duhet gjithashtu të përmirësohet për të shmangur incidentet të ardhmen, të tilla si sulmi vdekjeprurës ndaj punonjësve të ndihmës në Gaza”,- tha ai.

Gallant foli edhe për projekte të përbashkëta me SHBA-në për ofrimin e ndihmave nga deti dhe projekte infrastrukturore si tubacionet e ujit. (Irma)