Netanyahu: Izraeli po përgatitet për konflikte edhe në rajone të tjera përveç Rripit të Gazës
2024-04-12 13:08:10

 Foto:VCG

Foto:VCG

Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli po përgatitet për konflikte edhe në rajone të tjera përveç Rripit të Gazës, mes shqetësimeve në rritje për një sulm të mundshëm hakmarrës nga Irani, ndërsa vizitonte bazën ajrore Tel Nof në jug të Tel Avivit.

“Jemi në një kohë sfiduese. Jemi në mes të luftës në Gaza, e cila po vazhdon me forcë të plotë, edhe pse ne po vazhdojmë përpjekjet e pandërprera për të kthyer pengjet tona. Megjithatë, ne jemi të përgatitur për skenarë që përfshijnë sfida në rajone të tjera. Kushdo që na dëmton, ne do t’i dëmtojmë. Jemi të përgatitur të plotësojmë të gjitha nevojat e sigurisë së shtetit të Izraelit, si në aspektin e mbrojtës ashtu edhe të sulmit”,- tha Netanyahu.

Gjatë vizitës në bazën ajrore, e cila operon me aeroplanë luftarakë F-15 të prodhimit amerikan, Netanyahu u informua nga zëvendëskomandanti i bazës dhe komandanti i skuadriljes për operacionet e tyre gjatë luftës. (Irma)