Ndërtesat e mëdha që do të ngrihen në Slloveni duhet të përfshijnë energjinë diellore
2024-04-12 11:33:22

Ndërtimet e reja që do të ngrihen në zonat urbane sllovene, duke filluar prej së shtunës, me një sipërfaqe tarrace prej 1000 metrash katrorë ose më shumë do të marrin leje ndërtimi vetëm nëse përfshijnë dispozita për instalimin e një termocentrali diellor, shkruan “Xinhua”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ministria e Burimeve Natyrore dhe Ministria e Mjedisit njoftuan përmes një deklarate të përbashkët se rregullorja vlen edhe për parkingjet e reja me sipërfaqe totale mbi 1000 metra katrorë.

Rregullorja u vendos për të rritur përdorimin e burimeve të qëndrueshme të energjisë.

“Ne po dëshmojmë se po e marrim shumë seriozisht kalimin në energjinë e rinovueshme”,- deklaroi ministri i Mjedisit, Klimës dhe Energjisë, Bojan Kumer.

Ai tha se rreth 478 milionë euro (521 milionë dollarë amerikanë) nga qeveria dhe fonde të ndryshme evropiane do të ndahen për të subvencionuar ndërtimin e burimeve të rinovueshme të energjisë në periudhën 2024-2026.

Aktualisht, energjia diellore përbën rreth 5.8 për qind të të gjithë energjisë elektrike të prodhuar në Slloveni.

Vendi do të mbajë një referendum gjatë këtij viti nëse do të ndërtojë apo jo një termocentral të ri bërthamor, për të siguruar burim të qëndrueshëm energjie në të ardhmen.

Termocentrali bërthamor NEK në Slloveni është në bashkëpronësi me Kroacinë. Ai hyri në funksion tregtar në vitin 1983 dhe është planifikuar të mbyllet në vitin 2043. (Irma)