Presidenti ukrainas kërkon nga Perëndimi ndihmë të mëtejshme ushtarake
2024-04-12 13:12:10

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një udhëtimi në Lituani, ka kërkuar nga Perëndimi që të sigurojë ndihmë të mëtejshme ushtarake për t’u mbrojtur kundër sulmeve ajrore ruse.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Për ne, mbrojtja ajrore është pika numër një, përparësia numër një”, tha presidenti Zelensky pas takimit në Vilnius me homologun lituan, Gitanas Nauseda, duke iu referuar sulmeve të fundit raketore ruse në disa rajone ukrainase, shkruan “ATSH”.

“Për ne është sfida më e madhe sot”, theksoi ai.

Në kuadër të takimit të Iniciativës së Tre Deteve, presidenti ukrainas nënshkroi një marrëveshje dypalëshe sigurie me homologun leton, Edgars Rinkevics, në të cilën Letonia merr përsipër t’i sigurojë Ukrainës mbështetje ushtarake vjetore në vlerën 0.25% të prodhimit të saj ekonomik. (Irma)