ShBA-ja: Hakerët rusë përdorën qasjen në Microsoft
2024-04-12 15:29:15

Foto nga VCG

Agjencia amerikane për sigurinë kibernetike dhe të infrastrukturës, CISA, tha se hakerë të mbështetur nga qeveria ruse shfrytëzuan qasjen e tyre tek sistemi i emaileve të programit Microsoft për të vjedhur letërkëmbimet midis zyrtarëve dhe gjigandit të teknologjisë, thuhet në një direktivë emergjente që u bë publike të enjten.