Azia Juglindore përballet me nxehtësi ekstreme
2024-04-12 11:39:54

Nxehtësia ekstreme është rikthyer në Azinë Juglindore, një nga rajonet më të cenueshme ndaj ndryshimeve klimaterike, dhe sipas studiuesit, nuk do të largohet së shpejti, shkruan “RTSH”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Me mbi 675 milionë njerëz në 11 vende, rajoni ka parë që temperaturat të arrijnë nivele të paprecedentë, deklaroi klimatologu Maximiliano Herrera.

Vdekja e një vogëlushi nga nxehtësia ekstreme theksoi rrezikun e sëmundjeve të lidhura me klimën në të gjithë Malajzinë.

Gjatë kësaj jave, Vietnami shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pasi temperaturat e larta anormale në jug thanë fusha të tëra orizi.

Në Filipine, qindra shkolla pezulluan mësimet pasi temperaturat ditore u rritën mbi 42 gradë Celsius.

Foto:VCG

Foto:VCG

Tajlanda është goditur më keq, tha Herrera, duke shtuar se temperaturat atje kanë qenë veçanërisht të tmerrshme, duke thyer rekord pa ndërprerje për 13 muaj dhe nivelet e nxehtësisë dhe lagështisë ishin të pamëshirshme.

“Ne menduam se temperaturat vitin e kaluar ishin të padurueshme, por ajo që po shohim këtë vit e ka mposhtur atë. Në Bangkok temperaturat nuk do të bien nën 30 gradë Celsius, madje edhe gjatë natës. Tendenca është e pashmangshme. Rajoni duhet të përgatitet për nxehtësi të tmerrshme”,- tha Herrera. (Irma)