Kryeminisri britanik: Izraeli të bëjë më shumë për të lehtësuar vuajtjet në Gaza
2024-04-12 11:04:54

Foto nga VCG

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, deklaroi se homologu i tij izraelit, Benjamin Netanyahu, duhet të bëjë më shumë për të lehtësuar vuajtjet në Gaza, mes presionit në rritje mbi vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për mos të pezulluar shitjet e armëve në Izrael, shkruan “ATSH”.

“Vuajtja që njerëzit po përjetojnë nuk është e drejtë dhe kryeministri Netanyahu duhet të bëjë më shumë për ta lehtësuar atë. Unë ia kam bërë shumë të qartë këtë”,- deklaroi Sunak.

Sunak mbështeti thirrjet e presidentit amerikan, Joe Biden, për një armëpushim gjashtë deri në tetë javë.

Qeveria britanike është përballur me presion në rritje për të pezulluar licencat e eksportit të armëve për qeverinë izraelite pas vrasjes së shtatë punonjësve të ndihmës, përfshirë tre shtetas britanikë, në një sulm me dron javën e kaluar.

Gjatë një interviste mediatike, Sunak tha se asnjë nga aleatët më të afërt të vendit nuk i ka ndaluar licencat ekzistuese të eksportit të armëve, por theksoi se ia kishte bërë të qartë homologut izraelit se ai duhet të përmirësojë aksesin e ndihmës. (Irma)