Nju Jork, gjyqi i parë penal kundër Trumpit pritet të fillojë më 15 prill
2024-04-12 19:12:12

foto nga VCG

foto nga VCG

Gjykata e Apelit në Nju Jork hodhi poshtë mbrëmë edhe një kërkesë të avokatëve të ish Presidentit Donald Trump për të shtyrë, pa një afat, gjyqin ndaj tij mbi ceshtjen për pagesës ndaj një aktoreje të filmave pornografikë në këmbim të heshtjes së saj. Padia e Prokurorit të Qarkut të Nju Jorkut Alvin Brag ka 34 akuza penale. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Aron Ranen, pas përpjekjeve të dështuara për të shtyrë gjyqin, ai është planifikuar të fillojë më 15 prill.