Koalicionet politike të BE-së nënshkruajnë dokumentin zgjedhor kundër dezinformimit
2024-04-11 11:49:19

Flamuri i BE-se (Foto ATSH)

Flamuri i BE-se (Foto ATSH)

Përfaqësuesit e koalicioneve kryesore politike të Bashkimit Europian nënshkruan dokumentin për mos të përhapur dezinformata ose falsifikime të thella gjatë zgjedhjeve të ardhshme për Parlamentin Europian në qershor, shkruan “ATSH”.

“Zgjedhjet duhet të jenë një garë idesh dhe opinionesh, jo metodash të pista manipuluese”,- deklaroi zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, Vera Jourova, në ceremoninë e nënshkrimit në Bruksel.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Nënshkruesit angazhohen të përmbahen nga krijimi ose përdorimi i të dhënave të falsifikuara, të fabrikuara ose të vjedhura ose çdo lloj përmbajtjeje mashtruese duke përdorur audio, imazhe apo video”,- theksoi ajo.

Ka pasur një ankth në rritje për dezinformimin në BE për disa vite, veçanërisht pasi janë rritur tensionet me Rusinë. Po ashtu, përparimi i shpejtë i inteligjencës artificiale gjeneruese, e cila mund të krijojë imazhe dhe video të rreme gjithnjë e më bindëse, ka nxitur më tej shqetësimet.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Nënshkruesit u zotuan të sigurojnë një përdorim etik dhe transparent të mjeteve dhe teknologjive të fushatës, duke përfshirë inteligjencën artificiale.

Kodi i mirësjelljes gjithashtu i angazhon ata që mos të përdorin llogari të rreme për të manipuluar opinionet e votuesve. Një kod i veçantë sjelljeje për dezinformimin u nënshkrua nga platformat kryesore në internet në vitin 2022. (Elona)