Festivali i luleve të kajsisë tërheq mbi 20.000 turistë në Murin e Madh
2024-04-11 15:23:49

Foto nga VCG

Festivali i luleve të kajsisë ka tërhequr mbi 20.000 turistë nga i gjithë vendi qëkur filloi në seksionin Jinshanling të Murit të Madh në qarkun Luanping, Chengde, provinca Hebei e Kinës veriore.

Zona skenike e Murit të Madh Jinshanling, rreth 120 kilometra në verilindje të Pekinit, është zbukuruar nga lulet e panumërta në pemët e egra të kajsisë.

Sipas autoriteteve vendore, festivali do të zgjasë deri më 21 prill dhe do të shoqërohet me ngjarje të tjera emocionuese, si ecje dhe gjysmë-maratona, shkruan “China Daily”.

Këto aktivitete ftojnë turistët nga e gjithë bota të përjetojnë trashëgiminë historike të Murit të Madh. (Elona)