Merr detyrën qeveria e përkohshme në Bullgari
2024-04-11 11:30:30

Foto nga VCG

Qeveria bullgare mori zyrtarisht detyrën në një seancë e jashtëzakonshme që u mbajt në Parlament, për ceremoninë e betimit të anëtarëve të kabinetit të përkohshëm, të formuar nga kryeministri Dimitar Glavchev, shkruan “ATSH”.

Qeveria përbëhet nga 19 ministra.

Detyra kryesore e qeverisë do të jetë organizimi i zgjedhjeve të parakohshme të Asamblesë Kombëtare Bullgare dhe zgjedhjeve për Parlamentin Europian të cilat do të mbahen njëkohësisht më 9 qershor.

Pas ceremonisë ku mori pjesë edhe presidenti Rumen Radev, u dëgjua himni kombëtar dhe himni i Bashkimit Europian.

Për shkak të paqëndrueshmërisë politike që vazhdon në vend, qeveria e kryeministrit Glavchev do të jetë e shtata që do të marrë detyrën në Bullgari në tre vitet e fundit. (Elona)