Përmbytet anija me emigrantë në Greqi, tre trupa gjenden në plazh
2024-04-11 15:09:17

Greqi (Foto Panorama)

Greqi (Foto Panorama)

Tre trupa të pajetë janë gjetur nga zjarrfikësit grekë në një plazh shkëmbor në ishullin e Kios, pas fundosjes së një varke me emigrantë të mërkurën.

Roja Bregdetare greke bëri të ditur për “AFP”-në se viktimat ishin tri vajza të moshës 5, 7 dhe 10 vjeç, shkruan “Panorama”.

Në total, sipas informacioneve nga autoritetet, janë shpëtuar 19 persona, mes tyre janë tetë të mitur dhe nëna e vajzave që humbën jetën.

Po ashtu, autoritetet kanë bërë të ditur se në varkë udhëtonin gjithsej 22 persona.  (Elona)