Sekretari amerikan i Mbrojtjes: SHBA s’ka prova se Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza
2024-04-11 11:35:44

Foto nga VCG

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë prova se Izraeli ka kryer gjenocid me luftën e tij në Gazë.

“Ne nuk kemi asnjë provë të krijimit të gjenocidit”,- tha Austin në një seancë dëgjimore të komisionit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, shkruan “RTSH”.

Senatorja demokrate Elizabeth Warren ka thënë se ajo beson se gjykatat ndërkombëtare mund t'i interpretojnë veprimet e Izraelit në Gazë si gjenocid.

“Nëse duhet bërë në zbatim të ligjit, besoj se do të zbulohet se është gjenocid dhe ata kanë prova të mjaftueshme për ta bërë këtë”,- tha Warren në Qendrën Islamike të Bostonit në përgjigje të një pyetjeje nga media. (Elona)