Presidendja e KE-së: Burokracia në BE po pengon konkurrencën
2024-04-11 11:45:01

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen (Foto ATSH)

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen (Foto ATSH)

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kërkoi ulje të nivelit të burokracisë, mes përpjekjeve për ta bërë Bashkimin Europian më konkurrues.

Në një fjalim para udhëheqësve të biznesit gjerman, në Berlin, von der Leyen tha se BE-ja vazhdon të jetë zona ekonomike eksportuese më e madhe në botë.

“Ne duhet të ndërrojmë ingranazhet për të dhënë atë që është arritur dhe të qëndrojmë përpara. Duhet të bëhemi më të shpejtë, më digjitalë dhe më të pastër”,- tha ajo, shkruan “ATSH”.

Flamuri i BE-se (Foto ATSH)

Flamuri i BE-se (Foto ATSH)

“Konkurrueshmëria duhet të kthehet në krye të agjendës europiane. Ne duhet të bëhemi më të shpejtë, duhet të bëhemi më digjitalë dhe gjithashtu duhet të bëhemi më të thjeshtë. Vendimet e duhura të BE-së mund ta bëjnë Europën një motor të rritjes. BE-ja duhet t’i japë fund ndërhyrjes së saj në rritje në politikat sociale të vendeve anëtare”,- tha ajo.

Rainer Dulger, kreu i Konfederatës së Punëdhënësve në Gjermani (BDA), deklaroi se BE-ja e ka bërë jetën të vështirë për kompanitë me rregullore tepër të komplikuara. Sipas tij, kjo gjë duhet të ndryshojë. (Elona)