Presidenti Biden pret me nderime në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Japonisë
2024-04-11 17:09:00

Foto nga VCG

Presidenti Joe Biden priti të mërkurën kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida në Shtëpinë e Bardhë për bisedime në lidhje me situatën delikate të sigurisë në Paqësor. Ai do të mbaj gjithashtu një darkë shtetërore për nder të udhëheqësit japonez, që është bërë një ndër aleatët më të fortë të presidentit Biden mes krizave të shumta ndërkombëtare.

Vizita zyrtare e zotit Kishida është në vazhdën e vizitave të udhëheqësve të grupit të Katërshes, një partneritet mes Shteteve të Bashkuara, Japonisë, Australisë dhe Indisë, bashkëpunim të cilit Shtëpia e Bardhë i ka dhënë më shumë rëndësi që nga marrja e detyrës nga presidenti Biden. Sipas zyrtarëve amerikanë, vizita më e fundit është edhe më e rëndësishmja në këtë kuadër.