Kryeministri spanjoll: Njohja e shtetit palestinez, në interesin gjeopolitik të Europës
2024-04-11 11:33:54

Foto nga VCG

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, u tha deputetëve në Parlament se njohja e një shteti palestinez është në interesin gjeopolitik të Europës, citon “ATSH”.

Duke riafirmuar se Spanja ishte gati për ta bërë këtë, por pa dhënë një datë, Sanchez gjykoi gjithashtu se përgjigjja absolutisht disproporcionale e qeverisë izraelite të Benjamin Netanyahu-t ndaj sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor kërcënoi të destabilizonte Lindjen e Mesme dhe rrjedhimisht gjithë botën. (Elona)