Blinken, Cameron u kërkojnë ligjvënësve republikanë zhbllokimin e ndihmës për Ukrainën
2024-04-11 20:30:31

foto nga VCG

foto nga VCG

Sekretari i Jashtëm i Britanisë, David Cameron u takua me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Uashington, në kuadër të përpjekjeve për të nxitur miratimin e një pakete të re ndihmash për Ukrainën, që është bllokuar prej kohësh në Kongres.

Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron erdhi në Uashington për t’u takuar me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe për t’u bërë thirrje ligjvënësve republikanë që të zhbllokojnë ndihmën amerikane për Ukrainën. Cameron tha se kjo është një çështje shumë e rëndësishme.

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, ka refuzuar të çojë për votim në Kongres projekt-ligjin për fondet e reja të sigurisë, ku përfshihen 60 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën.